Maska.al zbulon shifrat, ja sa persona kanë shënuar patronazhistët si vota të sigurta për PS-në

Partisë Socialiste iu deshën katër ditë për të kaluar nga injorimi i lajmit të ekzistencës së databazës si “diçka normale” te mohimi i plotë i asaj që ngjan se është një databazë ku çdo votues shënjohet në veçanti si një objekt gjurmimi, përgjimi dhe sulmi. Ekzistenca e databazës duket se minon premisat për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Republikën e Shqipërisë.

Kjo databazë është e qartë që është marrë nga E-Albania, këtë e konfirmuar për Maska.al nga persona që jetojnë jashtë shtetit dhe numri që u rezulton që PS ta ketë e kanë përdorur vetëm për E-Albania.

Maska.al ka numëruar votat e sigurta që PS kishte vendosur në databazë me po dhe rezultojnë të jenë 201148 të tilla.

Në zgjedhjet e vitit 2017 kanë pasur të drejtë vote 849 000 mijë persona dhe PS ka marrë 200.517, teksa në këto zgjedhje kanë të drejtë vote rreth 910 mije persona.
Vlen të theksohet se votat e shënuar për “Po” janë shënuar nga patronazhistët dhe gjithashtu shumë nga ato që janë shënuar me “PO” Maska.al konfirmon që nuk janë votues të PS-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement