Thuhet se është në një lidhje me Arsimin, por deklarata e fundit e Anës trazoi rrjetin

Disa ditë më parë, burime të ndryshme konfirmuan se ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut.

Ana dhe Arsimi janë parë në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.

Dyshja nuk i mohoi në asnjë moment lajmet e lidhjes dhe me veprimet e fundit i kanë lënë të gjithë të kuptojnë se janë bashkë.

Arsimi është larguar nga Shqipëria për të qëndruar me djalin e tij, duke e lënë “vetëm” Anën. Por, dedikimet për të në rrjete sociale nuk mungojnë, madje as nga djali i vogël i Arsimit.

Vetë Ana ndau në InstaStory një video-mesazh të të voglit, i cili i thotë se e do shumë.

“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”- shkruante ajo, e emocionuar nga ky mesazh i sinqertë.

Së fundmi, ish-konkurrentja i ka bërë të gjithë lëmsh teksa ka thënë se është konfuze për ndjenjat e saj.

“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit.

“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, i është përgjigjur Ana.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement