ME FOTO: Rama merr dhuratën nga të rinjtë e Shkodrës: Përshëndes shokun tim, është në Itali

Rama: Dy të rinj më bënë një dhuratë të vogël që më kujtoi një kohë të bukur dhe të shkuar të lidhur me Shkodrën.

Më dhanë këtë bluzë me parashikimin tim të rezultatit por më kujtuan një king shkodre. Një shokun tim të kohës kur luaja basketboll, ishte shumë më i bukur, më i shpejtë, shumë më i talentuar sesa unë.

Sokol Kalajn! Dua nga këtu, është në Itali, dua të përshëndes. Dua të përshëndes edhe disa të tjerë që ishin çunat më të bukur të Shkodrës.

Ishin një skuadër e jashtëzakonshme, talentesh që në pallatin e sportit ngrinin peshë gjithë shkodranët. Kishin hall të madhe se jetonin me hijen e biografisë dhe nuk dilnin dot jashtë shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement