Habit Edi Rama: Becchetti fitoi gjyqin, nuk do të marrë lek, por ai do të na paguajë ne! Rakipi: Ta kuptoj sikletin…

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, është pyetur lidhur me humbjen e gjyqit 110 milionë euro me Becchetin.

Rama tha se gjyqi është humbur por deklaroi se Beccheti nuk do t’i marrë paratë. Kur u pyet se si do të ndodhë kjo, Rama nuk pati përgjgije por tha se “nuk flet dot”.

Lidhur me bisedën kërcënuese të Agaçit ndaj Becchetit, Rama nuk e mohoi që ka ndodhur, por tha se biseda është nxjerrë nga konteksti, duke e mbrojtur sekretarin e tij të përgjithshëm.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Gjoba e Becchetti, 110 milionë euro janë humbur. Gjykata e ka konsideruar si “kulmimin e një fushate politike”. Ju keni bërë deklarata kundër Becchetit. Jeni përgjegjës i drejtpërdrejtë.

**Bieda me Agaçin **

Rama: Kam bërë deklarata pas faktit. Televizioni në fjalë nuk i ka bërë ndonjë opozitë shtetit. E dyta, një bisedë e nxjerrë jashtë kontekstit, mund të dalë që bën konspiracion.

Rakipi: Përse në gjykatë nuk është kundërshtuar?

Rama: Është temë e rëndësishme, sepse të gjtiha kanë shpresë tek ky marifetçiu në këto zgjedhje duke përdorur këtë gjyq. Ato 110 milionë nuk ka për ti marrë kurrë. Ju them shqiptarëve, që kjo nuk ka mbaruar. Se si, nuk e them dot tani. Mbajeni këtu, ai do të paguajë një për një, dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Jam nga ata që kur them cfarë nuk do të lejojë të ndodhë, nuk e luan topi.

Rakipi: Si do ta bësh këtë?

Rama: Nuk e them dot këtu. Kemi skuadër avokatësh, ekspertësh ndërkombëtarë, shqiptarë, që merren me këtë punë. 110 milionë eurot, marifetçiu duhet ti harrojë. Dëmet që i ka bërë këtij vendi, do ti paguajë një për një. Kemi patur 4 gjyqë, kemi fituar 3.

Rakipi: Ta kuptoj sikletin. Është shumë i madh sikleti. Nuk mbaje dot Becchetin siç mban shqiptarët. Përse Agaci i thotë, shko tek Kel Joti?

Rama: Është bisedë e nxjerrë nga konteksti.

Rakipi: Këto para t’i ka marrë Beccheti.

Rama: Ai do të marrë, aq sa mund të marrë ky televizioni nga fondi i CNN. Aq do të marrë edhe ai nga buxheti.

Rakipi: Po flet me teori konspirative tani.

Rama: Nuk ta them dot.

Rakipi: Është vendim përfundimtar.

Rama: Nuk ka mbaruar, surpriza për të do të jetë shumë e madhe. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Rakipi: Pse në shpellë do të futesh ti? Ai ka filluar të të bllokojë lekët.

Rama: Zero.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement