Deklarata “bombë” e Spartak Ngjelës/ “Ramën e mban Berisha”

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme bëri deklaratën e fortë ku ftonte kreun e PD, Lulzim Basha për bashkëpunim.

Rama i vendosi kushtin se do të bashkëpunonin, por me kushtin që të ndahet nga presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar avokati i njohur Spartak Ngjela në “Breaking” , duke u shprehur se kryeministri ka qëndruar në pushtet falë Sali Berishës.

Bëjmë kompromis, por do largohesh nga Berisha dhe Meta. Politika është kjo pjesa e dytë, largimi i Saliut. Po të ishte larguar Saliu, Rama do kishte rënë 4 vite para. Ramën e mban Berisha dhe Rama iu tregon të tjerëve që Berisha është atje”,është shprehur Ngjela.

Lidershipin e PD nuk e pranon politika amerikane. Këtu fillon loja. Rama ka minimumi 5 vjet që mban Saliun, e mban Rama. Ne nuk e dimë se si do dalin zgjedhjet por ata të PD-së pikët i kanë të ulëta, nuk ka mundësi të fitojë. Rama në garën mes Selamit dhe Bashës ishte me Bashën, mund të ketë paguar edhe para që të ketë dalë Basha. Ky është një vend ku ndeshen konflikti ruso-amerikan. Minimumi 80 % e korrupsionit shqiptar është me Moskën”, vijoi më tej Spartak Ngjela.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement