“Çfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë?”/ Sindi e përlotur, ka diçka për ti thënë Julit

Sindi duket se ka reflektuar pas gjithë situatave dhe debateve që ka krijuar në studio gjatë kohës që ajo ka qëndruara në Përputhen me sa duket sulmet e saja po i kthehen me të njëjtën monedhë.

Që në nisje të “Për’puthen” ditën e sotme Sindi i ka kërkuar produksionit të  diskutojë  lidhur me një video live në Instagram mes Julit dhe Alesandros.

Sipas Sindit, Juli e ofendoi rëndë atë dhe familjen.

Konkretisht Juli dëgjohet të thotë: “I q… ropt, e hedh telefonin nga dritarja”.

Sindi  është shprehur se kjo frazë ka ndikuar në familjen e saj. “Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë.Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im.

Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë”. ka thënë Sindi

Juli ndërkohë, e kundërshton: “Atë fjalë që thashë e thashë për telefonin, jo për ty”.“Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, tregon Sindi.

E përlotur, ajo heq mikrofonin dhe lë studion.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement