Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdes një person dhe lëndohen gjashtë të tjerë    

 

Një person ka vdekur dhe gjashtë persona të tjerë kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kishnicë, Graqanicë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e aksidentit,një femër (pasagjere në veturën e të dyshuarit), në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj)  në dy në veturat e aksidentuara.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë  persona. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë)  në dy në veturat e aksidentuara. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement