A do mbani përgjegjësi për vaksinën kineze? Rama: Unë? E sollën specialistët

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme në emisionin të Paekspozuarit në MCN Tv se vaksinat Sinovac janë të sigurta dhe nuk ka asnjë rast që ata që kanë marrë vaksinën të shkojnë në spital, nëse infektohen nga Covid-19.

Gazetari Ylli Rakipi i tha se vaksina kineze është shumë e dyshimtë dhe në vendet Arabe po bëhet edhe doza e 3-të e Sinovac për të siguruar mbrojtjen.

“Është një vaksinë e sigurtë, e ka bërë edhe miku im, Presidenti i Turqisë, Rexhet Tajip Erdogan. Nuk ka asnjë rast në Turqi që personat e vaksinuar të kenë shkuar në spital”, tha Rama.

Rakipi e pyeti nëse do të mbajë përgjegjësi nëse vaksina Sinovac nuk del ajo që ju thoni, ndërsa Rama u tërhoq nga përgjegjësia dhe sqaroi “nuk jam unë që solla vaksinën, janë specialistët. Nuk mbaj unë përgjegjësi, pasi nuk jam unë që solla këtë vaksinë, por ishin specialistët”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement