Yll Limani zbulon pak nga kënga e re dhe mund të themi se është thjesht dashuri me dëgjim të parë!

Yll Limani është një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, që gjithmonë surprizon me projektet e tij që bëjnë diferencën. Për shkak të zhanrit që lëvron, Ylli është profilizuar si një artist romantik, melankolik që sjell këngë të cilat ia dalin të kthehen në hite edhe pa pasur një videoklip.

Megjithatë Ylli duket se më në fund do ju kthehet videoklipeve, ku do të jetë dhe vetë protagonist! Ditën e sotme ai ka paralajmëruar se të premten do të publikojë këngën e tij më të re “A ki me rrejt”. Këngëtari ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga kënga e re dhe ai duket se dhe në këtë projekt ka ndjekur stilin e viteve ’70-’80.

“Kur të pyesin për mu ça ki me hek, ça ki me shtu? A ki me rrejt? Ti ti ki me rrejt”, shprehet Ylli në këngë, që mund të themi se është thjesht dashuri me dëgjim të parë.

 

Kënga do të publikohet të premten në orën 20:00 dhe ne mezi po presim ta dëgjojmë ta plotë.

Kujtojmë se Ylli ka premtuar se këtë vit do të publikojë plot 11 këngë. Para disa ditësh ai zbuloi se të 11-ta këngët janë gati dhe tani duhet thjesht që t’i lançoj për publikun. Projekti i fundit muzikor i Yllit ka qenë “Pray”, këngë që e solli në bashkëpunim me Cricket.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement