U tha se nuk flasin më, Fifi sqaron të vërtetën e marrëdhënies me Luanën

Luana dhe Fifi gëzojnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, që nga momenti që këngëtarja u bë pjesë e emisionit të moderatores së famshme. Gjatë sezoneve të emisionit të Luanës, “Shiko Kush Luan”, Fifi na ka shoqëruar me performancat e saj muzikore dhe jo vetëm në rrjete sociale por edhe në ekran, ato ia kanë shprehur shpesh dashurinë njëra-tjetrës.

Mirëpo gjithë shoqëria e tyre u vu në dyshim në ditëlindjen e Fifit, pasi kudo u vu re mungesa e Luanës. Si fillim, nuk pati asnjë urim publik nga ana e saj, ndërkohë që gjithë miqtë vendosën të bënin postim në rrjete sociale për të. Më vonë ndjekësit kuptuan se Luana nuk kishte qenë e pranishme as në festën e ditëlindjes së Fifit. Fifi festoi 27-vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi.

Kështu, nisën aludimet se dy vajzat nuk kishin më të njëjtën marrëdhënie e se ndoshta nuk flisnin më me njëra-tjetrën. Mirëpo të gjitha këto dyshime i ka sqaruar Fifi ditën e sotme. Këngëtarja ka treguar se Luana e ka uruar privatësisht dhe se nuk do të thotë gjë një postim që mungoi në rrjete sociale.

“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ka shkruar Fifi, teksa ka etiketuar Luanën në postim dhe e ka shoqëruar me një zemër në ngjyrë vjollcë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement