Sherr në një lokal në Berat, plagoset polici 24-vjeçar/ 3 efektivë të plagosur në 24 orë, çfarë po ndodh me sigurinë në vend?

Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje në një lokal në qytetin e  Beratit. Nga të dhënat e para mësohet  se nga sherri ka mbetur i plagosur në këmbë efektivi i policisë, 24 vjeç.

Lajmi bëhet i ditur për Maska.al ku theksohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Nga pamjet e siguruar nga redaksia shihet një ambulanc që merr efektivin i cili mbeti I plagosur pas shkëmbimit me armë zjarri.

Brenda 24 orëve polici i plagosur në Berat bëhet efektivi I tretë që mbetet I plagosur në një vend ngjarje, duke nxjerr  zbuluar situatatën e vështirë  dhe presionin në të cilën punojnë këta punonjës  të cilët janë ndër më të keq paguarit për nga shkalla e riskut .

Më herët Flamur LLea dhe  Ilir Zeka  mbetën të plagosur gjatë një konfrontimi të dhunshëm me një grup në Mamurras.

Të dy efektivët janë dërguar drejt spitalit të traumës ditën e djeshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement