Ramës i ‘firojnë’ milionat për të gjetur aktor? Detyron operatorin e Bollinos që të shtiret si mbështetës i PD-së. Çfarë ndodhi në tunelin e “Rrugës së Arbërit”

Nën ethet e fushatës, dhe në luftë të madhe për vota, kryeminisitri Edi Rama po dështon me skenarët e tij, për të bërë takime “rastësore” me qytetarët.

Gjatë ditës së sotme, Rama stisi një takim me një mbështetës të PD-së që rastësisht e takoi në tunelin e rrugës së Arbërit, që nuk është e hapur ende për qytetarët. Mbështetësi i PD-së sipas Ramës, të vetmet përkatësi identifikuese kishte një maskë me ‘Shqipëria’ fiton.

Por kush ishte në të vërtetë ”mbështetësi” i PD-së që u gjend pranë Ramës? As më pak dhe as më shumë se operatori i një televizioni privat në Shqipëri në pronësi të gazetarit Carlo Bollino. I riu është Mirsal Hajdarmataj, dhe në fakt ai nuk ndodhet aspak rastësisht në tunelin e Rrugës së Arbërit, pasi po xhironte intervistën e radhës që kishte kryeministri në kuadër të fushatës elektorale.

”Rruga e Arbërit, Tuneli NUMËR 3. Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”, shkruante Rama, ndërsa në të vertetë është urgjente që kryeministri të nxjerrë nga tuneli ide më inovatore për videot e tij.

Në një Shqipëri si kjo e jona, ku të gjithë i njohin të gjithë, duket se skenarët me operatorë që bëhen papritur mbështetës janë të prirur që të dështojnë shumë shpejt.

Burimi: Fax news

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement