Ramadan Likaj Malësori që i duhet Malësisë!

Për herë të parë në Listën e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër radhitet i 3-ti përfaqësuesi i Malësisë së Madhe. Tregues i qartë për rëndësinë që ka Malësia e Madhe për partinë Demokratike dhe kandidati që e përfaqëson atë.

Po kush është Ramadan Likaj? Ramadan Likaj ka lindur me 10.01.1966 ne fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

May be an image of 1 person and indoor

Me një përvojë 30 vjeçare ne fushën e biznesit, duke u bëre shkak për punësimin e qindra familjeve malësore në industrinë e bimëve medicinale, duke u radhitur ndër biznesmenët më të suksesshëm në rajonin e Shkodrës dhe më gjerë. I përfshirë në politikë në vitet 2000 si përfaqësues i Partisë Demokratike në Bashkine Koplik, duke u zgjedhur kryetar i këshillit bashkiak dhe më pas Kryetar i kësaj bashkie për dy mandate, nga viti 2007 deri ne vitin 2015.Gjithashtu ka qenë president i ekipit te futbollit Veleçiku, duke kontribuar në shpalljen kampion dhe ngjitjen për herë të parë në kategorinë e parë të kampionatit shqiptar.

May be an image of 6 people and people smiling

Malësia e Madhe ka një rëndësi të veçantë për partitë politike kryesorë, sidomos për partinë Demokratike qe synon të vijë në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky rajon arrin të nxjerrë dy mandate, pasi kemi të bëjmë me një numër votuesish aktiv prej rreth.19.000 votash nga 45.000 zgjedhës që ka zona e Malësisë.

May be an image of text

Duke qenë ne kushte të tilla, Partia Demokratike e Malësisë se Madhe kishte detyrën e rëndësishme që ti propozonte qendrës në Tiranë kandidatët e duhur për unifikimin e elektoratit malësorë dhe masivizimin e votave ne favor të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha ka arritur ta lexojë në mënyrën e duhur mesazhin e Malësisë, duke renditur të 3-tin në listën e Qarkut Shkodër, përfaqësuesin e Malësisë së Madhe z.Likaj.Lajmi për renditjen e Z.Likaj i 3-ti në Listën e PD, ka surprizuar jo pak elektoratin, njëkohësisht ka gëzuar pa masë demokratët e Malësisë që për herë të parë do kenë në këtë nivel përfaqësuesin e tyre.

May be an image of 6 people and people standing

Tashmë është e sigurte, Malësia e Madhe do ketë deputetin e sajë, përfaqësuesin e duhur ne Kuvendin e ri të Shqipërisë.Zërin e munguar, deputetin full-time pranë halleve dhe shqetësimeve të malësorëve. Ramadan Likaj është Malësori që i duhet Malësisë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement