Një baba si DJ Vicky: Bëj çdo gjë për fëmijët e mi, përveçse të ndërroj pampersa

Vick Kraja është padyshim një ndër Dj më të njohur. Ai ishte i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ku foli ndër të tjera dhe për jetën e tij personale. Vicky është baba i dy fëmijëve, një djalë 3 vjeçar dhe një vajzë 8 muajshe.

I pyetur nga mdoeratori për rolin e tij si një baba, Vicky tha tregoi se është shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve, por shtoi se nuk ua ka ndërruar kurrë pelenat:”Impenjohem, mundohem.  Dua t’i mbaj me vete t’ju dëgjoj erën gjatë gjithë kohës, por heroi në atë shtëpi është Amanda.”, tha Vicky.

Ai tregoi se të qenit një baba e ka bërë më të prekshëm. “Jam bërë shumë i prekshëm, sidomos kur shoh fëmijë, më dhimbsen në kuptimin e mirë të fjalës, që tek filmat, jam bërë më i prekshëm”, shtoi më tej Vicky.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement