“Të thye j brinjët, vdeksh ishalla”, mamaja rreh barbarisht dhe godet me thi kë djalin e mitur

Një rast skandaloz i dhunimit të fëmijëve nga mamaja e tyre është bërë publik sot. Nëna e fëmijëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, nga bipolariteti dhe denoncimi është bërë nga babai i fëmijëve, i cili ka rrëfyer për emisionin “Stop” se me bashkëshorten ka probleme vite më parë. Ai tregon se sjellja e saj përkeqësohej akoma më shumë. Duke parë degradimin e situatës, vendosi të shkonte në polici dhe ta denonconte. Por, sikurse tregon, autoritetet policore i kërkuan prova për deklarimet e tij.

Në këtë pikë, denoncuesi është detyruar që të kryejë një veprim, sikurse dhe shprehet, “që nuk ka për t’ia falur vetes”.

Në bashkëpunim edhe me djalin e madh, panë nënën që të dhunonte djalin e vogël dhe nuk ndërhynë, me qëllim që ta filmonin për të pasur me prova sjelljet e dhunshme dhe agresive të zonjës në fjalë. Veprimet e kësaj të fundit shkuan deri në atë pikë sa djalin e madh e ka goditur edhe me thikë në shpinë.

Denoncuesi: Unë jam një qytetar nga Tirana, i jam drejtuar emisionit Stop për një problem që kam patur me ish-bashkëshorten. Jam baba i dy fëmijëve, njërit me moshë 28 vjeç, tjetrit me moshë 14 vjeç. Jam i divorcuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Gjykata ka vendosur që fëmijët t’i kem unë në ngarkim duke qenë se ish-bashkëshortja ose nëna e dy fëmijëve nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët pasi është e sëmurë mendore, e dhunshme, ka një karakter asocial. Shpesh për debatin më të vogël ajo ishte e dhunshme, godiste me çfarë të kishte në dorë. Fjalori kalonte në ekstrem, jashtë etikës normale të një njeriu normal, jashtë etikës së një gruaje normale. Në vitin 2006, u operua sepse pati një çrregullim hormonal dhe mjekët më këshilluan që duhet të vinte në jetë patjetër një fëmijë tjetër për t’i shpëtuar jetën nënës. Dhe kështu ndodhi. Me lindjen e djalit të vogël situata u agravua sepse ky njeri u bë aq i dhunshëm, aq imponues, aq prepotent në të gjitha mënyrat e komunikimit saqë unë nuk munda më ta duroja. Ishte e dhunshme dhe në një moment të caktuar kur djali i vogël ishte 3 vjeç, më goditi me thikë djalin e madh. I nguli thikën në shpinë. Ka shkuar dhe në Hipotekë t’ju kërkonte që t’i bënin hipotekën e shtëpisë sepse ka thënë që ‘më është mbytur burri në det edhe s’ka varr prandaj nuk kemi dhe certifikatë vdekje’. Pjesa tjetër që është e rëndë shumë është ajo pjesa që djali u shkëput nga shkolla, humbi vitin shkollor dhe mua më takonin njerëz në rrugë dhe më thonin si e ke djalin, vdiq? E shkëputi nëna nga shkolla duke i thënë që ti je i sëmurë me kancer. Duke qenë në këto kushte u detyrova të shkoj në polici. Kur është problemi për të denoncuar një femër, mua më anashkaluan. Më kërkuan fakte, mendonin që unë isha pjesë e interesit, që isha pjesë e konfliktit dhe më anashkalonin. Atëherë u detyrova, që kjo ishte gjëja më brutale dhe nuk ia fal vetes, shkoi djali deri në grykë të varrit sepse u detyrua që të ushtrohej dhuna nga e ëma dhe djali i madh të arrinte ta filmonte që të më besonin.

 

Për emisionin Stop ka folur në kushte anonimati edhe djali i vogël, sot 14 vjeç. Ai tregon se dhunohej nga nëna kur ishte 10 vjeç. Madje, është detyruar që të konsumonte edhe lëndë narkotike marijuanë nga nëna e tij kur kjo e fundit shkonte në Korçë tek bashkëjetuesi i saj.

Djali i vogël: Janë pafund gjëra që duhet t’i marrësh një nga një. Më abuzonte me dhunë çdo ditë. Nuk kishte arsye që e bënte, kapte godiste, bënte. Në qoftë se nuk bën këtë do të të vras, do të ngul thikën. Në Korçë shkonim disa herë, rrinim 2 javë tek shtëpia e atij. E piva si cigare.

Denoncuesi: Këto gjëra unë i kam të konfirmuara nga djali, kam ngelur shumë i prekur normalisht. Djalin, i dashuri (i ish-gruas) ma ka droguar, i ka dhënë marijuanë, ka parë sherret që bëheshin atje në ato ndarjet e drogës. Djalin e kishte marrë e ëma dhe e kishte çuar në Korçë tek shtëpia e të dashurit.

Emisioni “Stop” disponon videot kur nëna ushtron dhunë dhe godet djalin e vogël. Në pamje shihen aktet e papranueshme, por edhe dëgjohet edhe fjalori vulgar i zonjës që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Disa pjesë të kësaj video nuk janë transmetuar për shkak se kishin përmbajtje në shkelje të etikës. Në respekt të qytetarëve dhe ndjekësve, pamjet që ne sonte transmetojnë janë të mbuluara.

Djali i vogël: Hiqi duart!

Nëna: Unë të thyej brinjët, pusho, mbylle, mbylle, mbylle! Këtu komandoj unë, jo ti. Mallkuar qofsh! Aty! Do të mbys, do të mbys fare.

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Vdeksh ishalla! Më mirë të të kishte mbledh dheu!

Djali: Hajde mi hajde,hajde!

Nëna: Unë të shk***ej robt ty, rracës tate e të gjithëve..!

Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Kaq po them, filmo ça të duash!
Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Se po s’të.., ore e kupto, që ti je i mallkuar, si thotë hoxha atje në video.
Djali: Kush hoxhë?
Nëna: Hoxha, që thotë në video.

Djali: Kush hoxhë?

Nëna: Hoxha!

Djali: Hë pra kush hoxhë?

Nëna: Do zvarriten në zjarrin e xhenetit, kush sillet keq me prindërit, kshu..

Djali: Lene, Ersi lene!

Nëna: Ik, se ja ** robt!
Djali: Hajde, hajde!

Nëna: Unë të shkëly, s’ka polici, s’ka bir k**ve të vijë këtu, se të ther, të ther me, ty, babën tat, rracën tate të ndyrë e të gjithë ça ka, ore kaq po them.

Djali: Po!

Nëna: Hë more hë, fol, fol, hë more, fol, ********

Djali: Hë!

Nëna: Frikacak, si baba jot je.

Djali: Ashtu jam!

Nëna: Si rraca jote e ndyrë, hë more hë…

Djali i vogël: S’jam duke të bë gjë.

Nëna: Xhind i ndyrë, ishe tu më sulmuar ë, xhind i ndyrë.

Djali i vogël: Hipokrite! Pranoje, që po më gjuaje kot!

Nëna: Ça po të gjuaja, u bë surrati jot me na pengu!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: S’ke shance ti!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: Tim biri!

Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?

Nëna: S’ke shance!

Djali i vogël: Mos më prek mua me dorë!

Nëna: La ilaha il Allah, Allahu mbrojtësi më i mirë, e di ça do me thënë La ilaha il Allah, xhind i ndyrë, po s’të çova te hoxha të të mbysi fare, La ilaha il Allah. Do të vras, do ta marr frymën, do të vras thashë, xhind i ndyrë, palaço! Hajde, se ta tregoj unë..!

Gruaja u dënua me 2.5 vite burgim për dhunën e ushtruar ndaj të miturve. Ish-bashkëshorti i saj, që është dhe denoncuesi i ngjarjes, tani ka një problem tjetër. Ish-gruaja, nëna e fëmijëve të tij, ditët e fundit ka dalë nga qelia. Sjellja e saj nuk ka ndryshuar, madje është bërë më agresive. Strukturat nuk kanë funksionuar edhe pse doktorët e burgut e kanë referuar rastin në psikiatri.

Denoncuesi: Ka bërë 2 vite e gjysmë burg për dhunë ndaj të miturit dhe shkëputje nga arsimi fillor i detyrueshëm dhe krijimi i konsekuencave të tjera për shëndetin e fëmijës. Mirëpo unë nuk isha ai personi që kërkoja që ajo të dënohej. Unë doja që ajo të shkonte në rehabilitim sepse jam njeri. Por nuk ndodhi kjo sepse ligji është në atë mënyrë sa të marrin të përplasin në dyert e burgut, atje duhet të ballafaqohesh me një realitet tjetër. Unë kërkoja që ajo të merrte mjekim të detyrueshëm dhe gjatë kësaj periudhe unë kam mbajtur kontakt me mjekët e burgut. Mjekët e burgut më thonë që ishte njeri agresiv, që ishte agravuar më shumë, që ishte njeri tendecioz, që i ngacmonte të burgosurit deri në atë pikë saqë të burgosurit po arrinin të bënin plane ta rrihnin ose ta likujdonin. Doktorët e burgut rekomandonin që duhej t’i nënshtrohej mjekimit të detyruar. Mjekët e burgut bëjnë shërbim 24 orë. Çdo mjek i burgut e kishte lënë atë pjesën dhe raportonin agravimet e situatës së kësaj. Fati i keq ishte 1 javë para se të dilte, mjekja e burgut më tha Zoti ju ruajt. Ajo do dali, tha, Zoti ju ruajt juve. Ajo doli, ka 10 ditë që ka dalë dhe gjëja e parë që bëri erdhi me vrap në shtëpi dhe më kërkoi çelësat e shtëpisë. Kjo shtëpia është e imja, është shtëpi që unë e kam të dhuruar nga prindërit në bazë të një trashëgimie mbi truallin e pallatit që kanë bërë në pronën time. Duke më kërkuar pronën, kjo më kërkonte çelësat e shtëpisë që unë të largohesha nga shtëpia dhe kjo të vinte. Realiteti i kësaj kishte ngelur në momentin kur ishte arrestuar. Përballja ishte më agresive.

Denoncuesi kërkon urdhër-mbrojtje. Por gjyqtarja Irena Hoxha nuk i ka dhënë familjes një urdhër të tillë, edhe pse gruaja është e rrezikshme. E njëjta gjyqtare i shkaktoi probleme edhe në procesin e divorcit.

Denoncuesi: Kam kërkuar urdhër-mbrojtje dhe nuk ma ka ofruar njeri. Më thonë nuk ke shenja dhune dhe nuk ke akte të dhunshme. Urdhri i mbrojtjes është parandalues, që t’i dali përpara akteve të dhunshme. 3 ditë pasi u kërcënova në rrugë, më tha që nuk do shpëtosh prej meje, u detyrova t’i drejtohem policisë. Policia me ato të vetat nuk mund të ishin bashkëpunues. Megjithatë, duke insistuar arrita t’i marr ato letra dhe t’i çoj në gjykatë. Në Gjykatë, gjyqtarja Irena Hoxha refuzoi urdhrin e mbrojtjes, më ka nxjerrë goxha probleme edhe në procesin e divorcit po e njëjta gjyqtare. Irena Hoxha m’i ka lënë dy takime në javë djalit, kur djali vazhdon shkollën. E ka lënë takimin ditën e mërkurë dhe ditën e premte nga 2 orë. Kjo bie në konflikt edhe me relacionet e psikologes ligjore Valbona Treska, që e njeh rastin shumë mirë, ekzaminoi djalin, ekzaminoi shëndetin mendor të ish-bashkëshortes në burg, më ka intervistuar mua dhe djalin e madh. Edhe në thyerje të ligjit, nëse nuk kam përkrahje nga ligji unë do marr fëmijët e do iki do kërkoj azil.

Psikologia Denata Toçe shpjegon problemet e bipolaritetit të gruas dhe thotë se urdhri i mbrojtjes duhet dhënë, por burgu nuk është zgjidhje, pasi përkeqëson shëndetin e gruas.

Psikologia Denada Toçe: Çrregullimet bipolare janë problematika të çrregullimeve të humorit. Dhe nëse eksperti gjatë procesit gjyqësor e ka identifikuar nënën me probleme të shëndetit mendor, do të duhet që të trajtohet si i tillë dhe jo vetëm të trajtohet me medikamente, por edhe të supervizohet. Vazhdimësia e procesit të mjekimit është shumë i rëndësishëm për të parë ku jemi me sjelljen. Kemi dy momente shumë të rëndësishme. Momenti i parë është ekspozimi i fëmijës ndaj traumës së mëparshme dhe ekspozimi i fëmijës post-traumës. Do të duhet të rivlerësohet situata. Zakonisht, individët të cilët kanë ushtruar dhunë tek fëmijët apo te të afërm të tyre predispozita që të kemi dhunë të përsëritur është e madhe. Përsa kohë kemi një fëmijë të mitur që deklaron që unë jam i dhunuar nga prindi më përpara, për mua ky është një veprim i mjaftueshëm që gjykata të mund të rimarri në konsideratë urdhrin e mbrojtjes për fëmijën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement