Esmeralda Demiraj, një juriste jashtë ‘gardhit’ politik

Esmeralda Demiraj është një juriste 34 vjeçare, e diplomuar me rezultate të larta, e cila kandidon si deputete për qarkun Tiranë.

Në listën e LSI-së së Tiranës, Esmeralda Demiraj vjen si një profesioniste e ligjit, më shumë se një “punonjëse partie”. Edhe pse natyrisht është pjesë e forcës që përfaqëson, Demiraj ka një formim më shumë profesional se politik. Gjë që tenton ta sjellë në institucione si energji dhe eksperiencë.

Sistemi politik në vend është natyrisht proporcional, ku në radhë të parë votohen partitë, por ka një dritare, edhe pse të vogël ku individët, mund të gjenden nga votuesit si mundësi më e mirë sesa aparatçikët e partive.

Esmeralda Demiraj, është një nga ato kandidate, që përveç logjikës politike që ka pranuar të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ajo vjen si një emër më shumë sesa si “vulë”. Dhe këtë e tregon edhe renditja që është propozuar nga partia në qarkun e Tiranës.

Demiraj është në listë, në vendin e 18, ku natyrisht që është e vështirë edhe për garues të partive të mëdha që ta kalojnë të ashtuquajturën “vijën e kuqe”. E megjithatë ajo ka pranuar të hyjë në një garë, ku ekziston mundësia e votës preferenciale, e votës që edhe brenda zgjedhjes politike mund të klikohet tek emri. Dhe ky fenomen është një test i emancipimit të elektoratit transversal shqiptar, brenda partive përkatëse, që duan të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë për në Parlamentin e ardhshëm. Përfaqësues të aftë, që të mos kemi ato fjalime barsaleta të seancave të këtyre viteve.

Dhe Esmaralda Demiraj, duket se i plotëson të dhënat për të qenë një parlamentare e parametrave të duhura.

Është juriste e diplomuar, ka një eksperiencë të provuar në administratën shtetërore, duke nisur nga bashkia Tiranë, ku ka shërbyer si juriste e këshillit bashkiak, Qarku i Tiranës apo institucioni i Prefektit të Tiranës.

Në mënyrë të njëpasnjëshme, duke nisur që nga viti 2013 e deri në vitin 2018.

Parlamenti është një institucion ku hartohen ligje, e ku padyshim këto ligje do të kthehen në kode për jetën e qytetarëve. E pikërisht, një jurist me eksperiencë në një administratë jo burokratike, por aty ku mbruhet jeta e qytetarëve si pushteti vendor, e transferuar në legjislativ, nuk është veçse një lëvizje pozitive.

E në këtë rast, Demiraj është një deputete që Parlamentit do t’i sillte një diapazon të duhur profesional, plus energjisë së re të gjeneratës që përfaqëson. Është folur shumë për të rinjtë si ardhje në politikë, por me këtë fenomen është luajtur shumë. Mirë të rinj por çfarë: fotokopje të liderëve apo burokratëve, apo individë që sjellin diçka nga vetja apo edhe historia që përfaqësojnë? Parlamenti, përveçse vendi ku duhet të flasë mendja, është edhe logu ku duhet të diskutojnë pjesë nga shoqëria, qoftë nga përfaqësimet e shtresave, gjinitë, krahinave apo edhe të mentaliteteve të ndryshme.

E Demiraj, përfaqëson një femër të shkolluar, që në debatet publike ka treguar moderacion, e shkolluar me eksperiencë profesionale të provuar dhe që sjell atë mentalitet të një intelektualeje të veriut, që Tiranën e konsideron si qytet të të gjithëve.

Është një kandidate, më shumë qytetare sesa politike, më shumë civile sesa zyrtare, më shumë njerëzore sesa e rreshtuar. E të tillë kandidatë i shërbejnë realisht vendit, pasi mund të gjenden kontakte me të lehta me qytetarët, ashtu direkte, pa nevoja lidhjesh nëpër seli partish.

Në fund të fundit, kjo është politika përfaqësuese që Perëndimi e ka praktikuar prej dekadash në një sistem proporcional si ky i yni…/Pamfleti

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement