Skandali me të dhënat personale në duart e PS, por si rezultonte kreu i Prokurorisë në regjistrat e socialistëve SPAK nis hetimin…

SPAK, (Prokuroria e Posaçme), ka nisur verifikimet për regjistrin me të dhënat personale të qytetarëve, që ndodhet në duart e drejtuesve të Partisë Socialiste në të gjitha degët.

Edhe pse edhe vetë drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ishte në këtë regjistër, i shënuar si një votues potencial i Partisë Socialiste, burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se SPAK ka nisur sot hetimet. Pritet që të merren në pyetje drejtuesit e PS për të parë se a është i vërtetë një database i tillë dhe se nga janë marrë të dhënat, pasi portali deklaron se është përdorur E-albania.

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement