Shpërtheu në ofendime kundrejt Linditës, Nauni justifikon veten dhe nuk kërkon falje

Takimi i parë mes Linditës dhe Naunit të “Për’puthen +40” degradoi në sharje dhe ofendime të rënda. Gjatë takimit Lindita u shpreh se nuk ndjehet mirë në praninë e Naunit dhe këtë gjë ai nuk e priti mirë. Më pas me fikjen e kamerave, Nauni shpërtheu në të shara kundrejt Linditës. Ndërkohë që kjo e fundit i kërkoi shpjegime përse e preku tek familja, Nauni u shpreh i revoltuar: “Se më deshi k….”.

Ndonëse ky veprim i tij u dënua edhe nga konkurrentë të tjerë, Nauni nuk i kërkoi falje Linditës për ofendimet dhe madje nuk u shpreh as i ofenduar. Ndërkohë ditën e sotme ai ka qenë i ftuar përmes një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live”, në të cilin u shpreh se takimi me Linditën kishte qenë i manipuluar. Ai tha se Lindita kishte si qëllim ta nxirrte keq, ndaj e ofendoi me fjalë të pista, por sërish nuk i kërkoi asaj falje për këtë gjë.

“Duhej të largohesha që në momentin që unë kuptova se ky takim ishte i manipuluar, sepse kishte si qëllim që unë të dilja keq. Kishte ofendime, kishte dyshime.

Ndjej keqardhje për publikun, fjalorin e përdorur nga ana ime. Në orën 3 ne kishim takimin dhe unë ndodhesha akoma në orën 6 rrëzë Dajtit në lokal. Koha kalonte, unë duhej të udhëtoja prapë. Ndaj Linditës unë doja të thosha, që Lindita nuk kishte qëllime më të mira ndaj meje”, u shpreh Nauni.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe konkurrenti tjetër, Samiu, i cili ka kërkuar që Nauni të përjashtohet menjëherë nga emisioni. Ai e konsideroi sjelljen e këtij të fundit si të patolerueshme dhe u shpreh se ka dy vajza vetë dhe nuk do të donte që dikush të sillej në këtë mënyrë ndaj tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement