Nis sot vaksinimi +60 vjeç, prioritet kanë ata me sëmundje kronike

Ditën e sotme nis vaksinimi masiv për grup moshat mbi 65 vjeç dhe 60 vjeç, si u lajmërua më parë edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja lajmëroi nga një takim elektoral i zhvilluar për zgjedhjet e 25 prillit se do të hapej faqja +65 dhe për të sëmuret kronik, nga Vlora disa ditë më parë.
“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore. Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza Pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.
Si ka bërë të ditur edhe Manastirliu, prioritet në këtë grupmoshat do të kenë ata me sëmundje kronike, më pas do të tjerët.

Vendi jonë është në një fazë më të lehtësuar nga pandemia globale COVID-19, pasi numri i shtrimeve në spitale ka rënë po ashtu edhe numri i të infektuarve. Kujtojmë se pak ditë më parë u mbyll edhe spitali COVID4.Ditën e djeshme në vendin tonë u shënuan 360 raste të reja dhe 6 viktima, ndërsa edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar rreth 250 mijë qytetarë përfshirë bluzat e bardha, policët, mësuesit dhe gazetarët e terrenit. Ndërkohë si paralajmëroi edhe më parë ministrja ditën e sotme fashave vaksinimit do të shkoj në +60 dhe të sëmurët kronik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement