Na habiti, Ledjana shpreh hapur mallin për një ish-konkurrent të “Për’puthen”

Erlindi vendosi të linte përfundimisht “Për’puthen” pas një përplasje me opinionistin Arjan Konomi. Ky i fundit akuzoi Erlindin se kishte marrë një lloj droge në formë çaji nga Kristiani dhe se kishte ndryshuar sjellje prej atij momenti. Një ditë pas debatit dy djemtë kërkuan të jepnin sqarime, por produksioni nuk i lejoi, ndaj ata u larguan përfundimisht nga “Për’puthen”.

Ndërkohë as njëri dhe as tjetri nuk arriti të gjente dashurinë në program, por ka vajza që e ndjejnë mungesën e tyre. Mbrëmjen e sotme Erlindi zhvilloi në bisedë virtaule me ndjekësit dhe Ledjana shfrytëzoi rastin që të shprehte hapur mallin që ndjen për të.

 

“I mungon studios”, i ka shkruar ajo shoqëruar me figurën e një puthjeje.

Nga ana tjetër Erlindi i ka habitur akoma më shumë ndjekësit, teksa është shprehur i penduar që nuk zhvilloi një takim me Ledjanën në emision.

“Më në fund një vajzë që e paska ndjerë mungesën. Po ti je yll. Më ngeli merak që nuk bëmë një takim bashkë”, ja ka kthyer Erlindi.

Këto deklarata janë të çuditshme nga ana e të dyve, duke qenë se Ledjana prej javësh është deklaruar vetëm për Mevlanin në emision. Pas shumë takimesh të dy ata pranuan hapur se kanë ndenja dhe pëlqim, ndaj vendosën që të fokusoheshin përfundimisht vetëm tek njohja për njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement