“Mos flit! Ruaj Omertà”/ Mesazh me TRITOL! Shpërthim në pragun e derës në Orikum, Gjykata e kishte “kyçur” në shtëpi për trafik droge, vlonjatit i vendosin eksploziv

Mesazh me tritol në Orikum të Vlorës! Jashtë derës së banesës së Artan Xhelilajt, disa persona ende të paidentifikuar kanë vendosur 20 gram lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme materiale në hyrje të banesës së tij. Megjithatë fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, kur sasia e eksplozivit që ishte vendosur tek dera e apartamentit shpërtheu, ndërkohë që Xheliaj ishte brenda në banesë. Ky i fundit ishte në “arrest shtëpie” prej pak kohësh nga Gjykata e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj tij ende vijon.

Mesa duket lënda plasëse që i kanë vendosur në derën e shtëpisë ka qenë një mesazh i qartë për të riun që të ruajë “Omerta-në” (kodin e heshtjes), në të kundërt dëmi do të jetë edhe më i madh. Për të zbardhur identitetin e autorëve, Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet por deri më tani nuk kanë asnjë të shoqëruar.

Pritet që të merret dëshmia e objektivit, i cili mund të hedhë dritë në pistat e hetimit, ndërsa po ashtu në zonë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement