Ky është personi që “tronditi” Dubain me modelet e zhveshura në ballkon, rrezikon deri në 18 muaj burg

Amerikani i pasur që qëndron pas fotosesionit i cili ka nxitur reagime të shumta mund të burgoset deri në 18 muaj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhe modelet në xhirim, nga Ukraina, janë ende në paraburgim në pritje të deportimit, thonë raportet në Kiev, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas DailyMail, Vitaliy Grechin, 41 vjeç, besohet të jetë në paraburgim përkundër raporteve të mëparshme se ai ishte larguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas gazetës Segodnya.

Njeriu që ka edhe pasaportë amerikane – me bazë në Kiev – mund të përballet me një vit e gjysmë burg, citohet të ketë thënë mediumi në fjalë, duke cituar burimet e veta.

Ndërkohë apartamenti i tij luksoz në kryeqytetin ukrainas u kontrollua nga autoritetet e zbatimit të ligjit për dyshimin se ishte përdorur si një studio pornografike, raportoi TSN.

Ndryshe, Grechin është fotografuar me një varg emrash të famshëm përfshirë Barack Obama, Hillary Clinton, George Clooney, Sylvester Stallone dhe Viktor Yanukovych i ri, djali i ndjerë i ish-presidentit ukrainas.

Raportet ukrainase thonë se 11 modele pritet të dëbohen ‘së shpejti’ por koha e saktë nuk dihet.

Nëse është kështu, ky shihet si trajtim i butë sepse sipas ligjit të Sheriatit ato mund të ishin burgosur për gjashtë muaj për shkelje të moralit publik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement