Dojna Mema tregon një nga pengjet e saj, që i ka kushtuar goxha shtrenjtë!

E hëna e sotme duket se nuk ka qenë fare dita e Dojnës! Në mëgjes ajo tregoi se kishte thyer xhamin e makinës dhe për këtë ju kërkoi një zgjidhje ndjekësve të saj në Instagram.

“Si një njeri shumë i kujdesshëm sapo theva pasqyrën, dhe tani kam një problem kryesor, dua që të dal nga makina që të shkoj në punë, por tani ndodh kjo. Presim sugjerime”, dëgjohet të thotë Dojna në videon ku tregon se ka ngjitur pasqyrën në derën e makinës, por kjo është bërë shkak që ajo të mos mundë ta mbyllë xhamin e makinës.

Ndërkohë sot në mbrëmje ajo ka treguar se ka harruar çantën në ashensor, por fatmirësisht ja kanë gjetur komshinjtë. Ajo ka publikuar më pas një video epike të Vlashentit, i cili shprehet me shaka se pasi Dojna humbet kaq shumë gjëra mendon që ta lërë, por më pas bëhet pishman sepse i gjen.

Më pas Dojna ka treguar për ndjekësit e saj se dikur ka humbur një unazë me vlerë, jo vetëm nga ana materiale, por më tepër nga ajo shpirtërore. Moderatorja ka rrëfyer se atë unazë ja ka dhuruar gjyshja e saj dhe i ka mbetur peng që nga dita që e humbi.

“Unë për vete kam humbur një unazë me gur smeraldi, që ma kishte dhuruar gjyshja (Kujtim). Peng e kam!”, ka treguar Dojna, teksa i ka ftuar ndjekësit të zbulojnë nëse kanë bërë edhe ata gabime të njëjta si ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement