Diçka po zihet në jetën sentimentale të Ana Kaurit!

Ana Kauri ka qenë gjithmonë një nga personazhet më të përfolur në “Për’puthen”, madje edhe pas daljes së saj nga programi. Pak kohë më parë ajo vendosi ta linte përfundimisht emisionin, pasi u shpreh se nuk e gjente veten me asnjë nga djemtë e programit. Ndërkohë edhe pas daljes nga emisioni ajo ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, për të mos e humbur kontaktin me ndjekësit e saj.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ndau një pjesë të skeçit “Pallati 176”, teksa pyet ndjekësit se cili prej tyre e ka marrë i pari hapin në lidhjen e dashurisë.

Mirëpo, dikush e pyet për jetën e saj sentimentale.

“Po Ana po, ke gjetur ndonjë burrë ti apo jo?”- shkruan ndjekësi, teksa Ana ia kthen:

“Rrugës jam dhe unë”- duke lënë shumë vend për dyshime.

Në fakt, prej disa javësh po aludohet për një lidhje të mundshme mes Anës dhe Fation Kuqarit, gjithashtu ish-konkurrent në “Për’puthen”.

Gjatë emisionit, ata shfaqën pëlqim për njëri-tjetrin dhe realizuan takime, të cilat u ndërprenë për shkak të daljes së Fationit nga emisioni.

Më herët, Ana tregoi se njohja e tyre kishte përfunduar pa asnjë shpjegim, pasi Fationi nuk e kishte kontaktuar më që pas daljes nga emisioni, megjithëse pëlqimi i tyre vazhdonte ende.

A bëhet fjalë për Fatjonin në përgjigjen e fundit të Anës? Kjo mbetet për t’u parë, siç thonë ata të “Për’puthen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement