“Bëjn sipas qefit si në tokën e babës, ka dy javë rruga e bllokuar”, banorët e Laprakës në protestë kundër bllokimit të rrugës nga ARRSH

Në Laprakë te lagjia ish-Kombinati “Josif Pashko”, po organizohet një protestë kundër bllokimit të rrugës kryesore nga ARRSH dhe Bashkia Tiranë.

Sipas banorëve të zonës ata nuk kanë marrë asnjë njoftim nga autoritetet rreth bllokimit dhe se sa do të zgjasë ai.

“Jo sna kanë njoftu kush për bllokimin e rrugës. Do ta vijojmë protestën pasi nuk kemi sit a çojmë fëmijën në shkollë,  të sëmurët nuk kanë si shkojnë në spitale. nuk ka asnjë specifikim, asnjë tabelë se sa do të zgjasë bllokimi i rrugës, nuk dimë asgjë”,– tha një banor.Gjatë protestës e cila ka filluar rreth orës 17:00 banorët tentuan që të hiqnin betonin i cili ishte vënë për të bllokuar rrugën. Ata e shoqëruan protestën me thirrjet ‘Rama ik’.

“Ça leje të marr, na kan blloku rrugën. Nuk na kanë njoftuar, ka dy javë rruga e bllokuar. Ku të kalojmë? I biem rreth e rrotull të dalim në Laprakë. Ne do ta zhbllokojmë vetë rrugën, çfarë të them unë”, tha një qytetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement