Të veshur vetëm me rroba banje, qindra skiatorë të guximshëm ‘sfidojnë’ të ftohtin në festivalin më të njohur të Rusis

Asgjë nuk ndal pasionin për sportin dhe dëshirën për të festuar, të qindra adhuruesve të skisë, të cilët pavarësisht ngricës, temperaturave të ulët dhe dëborës, janë mbledhur në resortin Sochi të Rusisë, për të marrë pjesë edhe një herë në festivalin e përvitshëm “BoogleWoogel”, duke “sfiduar” të ftohtin të veshur vetëm me rroba banje.

Këto festivale në Rusi janë bërë një traditë për vendin dhe përfaqësojnë fundin e dimrit.

As dëbora, as shiu, as acari nuk mund të na ndalojnë.”, është shprehur krijuesi i festivalit, Nikita Girin.

Eventi i përvitshëm nisi të mërkurën dhe do të zgjasë deri të dielën.

Festivali i “BoogelWoogel” është bërë pjesë e rekordeve Guinness në vitin 2018, pasi 2000 skiatorë zbritën kodrën të veshur me rroba banje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement