Ju vishen syzet nga maska? Ky truk që po bëhet viral ju vjen në ndihmë

Për njerëzit që kanë syze optike, mbajtja e maskës është e sikletshme për shkak se xhamat vishen gjatë frymënxjerrjes. Sprucuesit të cilët mund t’i blini nëpër optika ju vijnë në ndihmë, por nëse jeni duke kërkuar për ndonjë truk me pak lekë, zgjidhja e këtij doktori në Tëitter është e duhura.

Dr. Daniel M.Heiferman shparndau një foto të vetën në Tëitter, ku duket teksa në pjesën e sipërme të maskës, në zonën e hundës, ka vendosur një leukoplast. Postimi ka marrë deri në këto momente më shumë se 172,000 pëlqime dhe afro 74,000 ripostime. Ndër të tjera, është përmendur në artikuj të Health, Cosmopolitan apo në DudeDad Vlog.

Duhet thënë se truku nuk duket estetikisht fort bukur, por sidoqoftë ia vlen. Nëse nuk ju gjendet leukoplast ose sprucues kundër veshjes së xhamave, provoni t’i vendosni syzet sipër maskës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement