Tashmë edhe model, Andi bëhet pjesë e videoklipit të këngëtares shqiptare

Djali nga Kosova, Andi Artani, që nga momenti që u bë pjesë e “Për’puthen” ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të emisionit. Madje ai ka tërhequr edhe vëmendjen e këngëtares shqiptare, Diona Fona, që ka zgjedhur Andin si model për videoklipin e saj të ardhsh

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një pjesë nga traileri i këngës së re dhe në të shfaqet edhe Andi. Siç duket konkurrenti i “Për’puthen” do të ketë një rol kryesor në videoklipin e ri të këngëtares shqiptare. Kënga do të mbajë titullin “Sheqer” dhe nuk dihen edne detaje të tjera për të, si data e publikimit apo se si u njohën bashkë Andi dhe Diona Fona.

 

 

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme, pas disa javësh pritje, Jasmina u deklarua se është vetëm për Andin në emision. Ky i fundit deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në “Për’puthen”, për t’i vërtetuar asaj se është serioz në njohjen me të. Ndërsa Jasmina pasi vazhdoi njohjen me disa djem të tjerë më fund u dorëzua dhe shprehu hapur pëlqimin për Andin.

“Andi Artani deklaroj se në këtë program jam vetëm për ty”, u shpreh Jasmina ditën e djeshme në emision, një deklaratë që emocionoi të gjithë të pranishmit në studio.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement