“Skandaloze”, LSI reagon ashpër ndaj Policisë: Çdo subjekt i njeh qytetarët me fletën e votimit, ndaleni këtë revansh të turpshëm 

 

Ditën e sotme Kryesia e LSI në qarkun e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare për hetimin nga policia të dy zyrtarëve të saj në Pukë. Sipas tyre ky është një akt politizimi i tejskajshëm i policisë së Rilindjes.

Deklaratë e kryesisë së LSI Qarku Shkodër:

Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes.

Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë.

Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike.

I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale.

Dega e LSI Qarku Shkodër

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement