Foto/ Ja kush është drejtuesi i LSI-së që blente vota, a do ja presi duart Ilir Meta?!

Drejtuesi i LSI për Pukën Demir Syla është procesduar penalisht nga Policia pasi është kapur në flagrancë bashkë me sekserin e tij, duke shpërndarë para për vota. Ky është rasti i parë i krimit zgjedhor në Shqipëri.

Ndryshe nga Syla që është proceduar, seskesi i tij Vasil Shabani është arrestuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e Shabanit, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit Demir Syla, Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit,  si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.

Bizenesin e tij drejtuesi politik i LSI në Pukë, Demir Syla, e kishte kthyer në “bazë” për regjistrimin e emrave të votuesve “të sigurt” të kësaj partie për 25 prillin.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Vasil Shabani (i arrestuar) dhe shtetasit Demir Syla (i proceduar në gjendje të lirë) u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement