Të gjithë sytë tek maska firmato e Butrintit, por a jeni kuriozë të dini sa i ka kushtuar?

Butrint Imeri është një ndër emrat më të lakuar të skenës dhe ekranit. Këngëtari shqiptar arriti të kishte një sukses tejet të madh që kur doli në skenë për herë të parë. Butrinti njihet si për zërin, ashtu edhe për stilin e tij të veçantë në të kënduar.

Në të gjitha daljet publike atë e shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje.

Së fundmi, Butrinti ka ndarë një foto nga bregdeti ku shfaqet me maskë në fytyrë duke respektuar kështu masat anti-Covid. Ajo që mori vëmendjen e fansave ishte pikërisht maska e brendit të njohur “Louis Vuitton”, çmimi i së cilës është plot 74 euro, një shumë e konsiderueshme kjo duke e krahasur me ato të zakonshmet.

Para disa ditësh, këngëtari publikoi në rrjete sociale një pjesë nga kënga e tij më e re. Për këtë, si dhe për projektet e tjera muzikore të këngëtarit, menaxheri i tij, Denis Avdiu, zbuloi që së shpejti do të ketë risi në tregun muzikor.

“Këngën “Lule e dashnise” e kemi publikuar vetëm në Instagram një pjesë të këngës, e kur do të publikohet varet prej rrethanave. Pasi pandemia nuk ka ndikuar vetëm tek ne, por të krejt estrada ka ndikuar goxha, që më ra edhe prodhimi i muzikës”, u shpreh menaxheri i këngëtarit.

Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtarit u publikua në fund të dhjetorit. Kënga e titulluar “Phantom” u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë më shumë se 17 milionë klikime në Youtube.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement