Pedagogia Kucana fton socialistët e ndershëm ti bashkohen Ndryshimit

Nga Ilirjana Kuçana

Jam shumë e lumtur që ftesës sime për të ju bashkuar forcës së ndryshimit dhe shpresës i janë bashkuar shumë socialistë të ndershëm.
Deri më datën 25 Prill të gjithë socialistët e ndershëm do të kenë derën e hapur dhe do ti bashkohen frymës së ndryshimit, prosperitetit dhe të ardhmes Europiane të Shqipërisë.
Sot, pas ftesës sime dhe takimit dhe diskutimit të drejtëpërdrejtë me kryeministrin e ardhshëm, z Lulzim Basha, Serjan Mazniku dhe Ardit Kërtusha i janë bashkuar ndryshimit të pashmangshëm. Tek këta djem të rinj pash ëndrrën, vizionin dhe shpresën, pash disa njerëz që kanë të shenjtë familjen, që dinjiteti i tyre është nëpërkëmbur nga bandat. Kjo forcë politike nuk mbart vlerat e këtyre djemve! Këta djem nuk mund të mbeten peng i bandave dhe banditëve si Ard Çela dhe Vangjush Dako! Më 25 Prill bashkimi ynë do të jetë uragani që do të marë përpara çdo bandë që deri më tani e ka plaçkitur Shqipërinë. Më 25 Prill ndryshimi është i pashmangshëm, por kësaj here nuk do të ketë vetëm ndryshim karrikesh, por dënime dhe rimarje e pasurisë së përbashkët nga duart e kriminelëve! Bashkohuni dhe ju! Një e ardhme e ndritur na pret!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement