“Ledjana nuk ka ndjenja për Mevlanin”, ish-konkurrenti i “Për’puthen” plas bombën

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Kristiani Marcinaj ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” që transmetohet në Top Channel. Ndër të tjera ai ka hedhur akuzën e fortë kundrejt Ledjanës duke thënë se kjo e fundit nuk ka pasur asnjëherë ndjenja për Mevlanin.

“Ledjana po bën thjesht një lojë dhe nuk ka patur asnjëherë ndjenja për Mevlanin. Jam shumë i sigurtë. Pse ju fikën ndjenjat rastësisht, nga kjo që ndodhi së fundmi, reagimi i Ledjanës. Po kur qan, varet sa aftësi aktoreske mund të kesh. Femra ka inteligjencën emocionale që dhe të sillet sikur qan dhe në momentin që nuk e ndjen të qajë. Mevlani ka një moshë që di t’i marri mirë vendimet për veten dhe nuk e ka të nevojshme sugjerimet”, është shprehur Kristiani.

Ai i referohet takimit të fundit që dyshja kishin pasi u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Në një kohë që të gjithë prisnin më shumë romanticitet dhe afrimitet mes tyre, takimi nisi shumë keq. Ndërkohë që Mevlani po përpiqej të afrohej, Ledjana shpërtheu në lot dhe kjo gjë i habiti të gjithë.

Ledjana tha se ndjehej keq, për shkak se Mevlani tallet me të, ndërkohë që ky i fundit kërkoi të fikeshin kamerat për shkak të situatës së rënduar.

“Arritëm shpirt, tek vendi i ngjarjes. Fikni njëherë kamerat, se ndoshta s’do me dal në takim, mos të humbim kohë kot. Na thuaj ta dimë”, u shpreh Mevlani.

Kjo gjë u diskutua edhe në studio dhe Ledjana tha se ndjehet keq sepse Mevlani nuk ka siguri ndaj saj. Megjithatë gjërat mes tyre u përmirësuan dhe takimi u mbyll më së miri. Pasi shkëmbyen disa puthje me njëri-tjetrin, Ledjana i kërkoi Mevlanit që të mos largohet kurrë prej saj dhe ai i pëshpëriti në vesh “Të premtoj”. Gjithashtu ai bëri deklaratën e fortë duke thënë se ka rënë në dashuri me Ledjanën, ndërsa kjo e fundit u shpreh se është ende në fazat e pëlqimit për Mevlanin

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement