Kryhet transplanti i parë i indit të mushkërive nga donatorë të gjallë të një person me Covid, kirurgu: Jep shpresë për pacientët e tjerë

Mjekët në Japoni njoftuan të enjten se kanë kryer me sukses transplantin e parë në botë të indeve të mushkërive nga dhuruesit e gjallë tek një pacient me dëmtime të mëdha të mushkërive për shkak të COVID-19. CBS News shkruan se operacioni zgjati rreth 11 orë dhe se u bë mbi një femër ndërkohë që dhuruesit e indeve për transplanin në mushkri ishin bashkëshorti dhe djali i saj.

“Ne demonstruam se tani kemi një mundësi të transplantimit të mushkërive (nga dhuruesit e gjallë). Mendoj se ky është një trajtim që jep shpresë për pacientët me dëmtime të mëdha të mushkërive nga COVID-19,” tha kirurgu që mori pjesë në operacion.

Gruaja fillimisht u infektua me COVID-19 në fund të vitit të kaluar dhe virusi e la me pasoja atë, me vështirësi në frymëmarrje, e cila u përkeqësuan me shpejtësi. Ajo u vendos në një makinë mbështetëse, që punon si një mushkëri artificiale për më shumë se tre muaj në  spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement