Ka një arsye pse burrat fiksohen pas vitheve të mëdha

 

Gjatë një eksperimenti, kur hulumtuesit e psikologjisë i paraqitën 300 burrave fotografitë e siluetave të grave me shkallë të ndryshme të lakimit të fundshpinës për të zgjedhur ato që i dukeshin më tërheqëse, u vu re që shumica prej tyre zgjodhën vajzat me vithe më të lakuara se të tjerat.

Shumica e tyre zgjodhën ato me lakimin e shpinës nga 45.5 gradë, sepse i bënte fundshpinat e tyre të dukeshin më voluminoze. Kërkuesit gjithashtu paraqitën 3 foto të tjera me të njëjtën madhësi të fundshpinës, por për arsye të ndryshme: lakimi i shpinës, yndyra e tepërt dhe muskujt e tepërt.

Gratë me shpinën e lakuar u konsideruan më tërheqëset. Kjo çoi kërkuesit në përfundimin se është këndi i fundshpinës dhe jo madhësia e saj në vetvete që krijon tërheqjen në sytë e meshkujt.

Ky “arsyetim” i burrave ekziston që shekuj më parë dhe lidhet me faktin se gratë me këtë lloj këndi të fundshpinës, ishin në gjëndje të kërkonin për ushqim e të kishin fëmijë njëkohësisht pa patur dhimje të kurrizit duke u konsideruar si partnere perfekte.

Burimi: Pop Sugar

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement