Çfarë i lidh bashkë? Kejvina pozon me reperin ndërkombëtar

Modelja Kejvina Kthella është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbiz-it, e cila tërheq shpesh vëmendjen me pozat e saj në rrjete sociale.

Së fundmi, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një foto me reperin e njohur ndërkombëtar.

Ajo u shfaq në një klub nate së bashku me French Montana, por siç duket kjo ka qenë një shkrepje e rastësishme.

“Nuk ka rëndësi sa keq kam dalë”, ka shkruar modelja krahas fotos.

Në llogarinë e Kejvinës në Instagram shohim shpesh poza provokuese, ku tregon linjat seksi e format bombastike që shumica ia kanë zili.

Shumë herë modelen e kanë akuzuar për photoshop, duke pretenduar se ajo nuk është fiks ashtu siç shfaqet në foto.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement