Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

“Nuk e imagjinoni dot se çfarë pritet të ndodhë këtu”. Kështu iu drejtua Arian Çani këtë të premte përmes emisionit “Zonë e Lirë”, qytetarëve që duan të largohen.

Çani ka paralajmëruar se ata që duan të largohen, duhet të ikin në Europën Perëndimore sepse sipas tij, këtu “do të bëhet kasaphanë”.

Arian Çani e dha këtë deklaratë pas diskutimeve që po bëheshin në studio nëse Shqipëria është de facto protektorat turk.

“Bëni gati çantat dhe ikni të gjithë ata që më ngjajnë mua. Nuk jua them kot. Nuk e imagjinoni dot se çfarë pritet të ndodhë këtu. Të gjithë ju që s’ndjeheni këtu fare, urgjent.

Do të bëhet kasaphanë. Duhet të ikin në Europën Perëndimore. Të gjejnë mundësinë të ikin. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë në këtë vend. Çallma, çallma, çallma”, tha Çani.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement