“Pushtimi” i dytë osman në Shqipëri, ja pse po vijnë kontrollorët turq

Kontrollorët të trafikut ajror në Shqipëri, janë prej dy ditësh në protestë, për shkak të uljes së pagave të tyre dhe heqjen nga puna të katër kolegëve. Por duket se këto nuk janë arsyet e tyre të vetme që i kanë çuar në këtë revoltë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi sot se këta punëtorë do të zëvendësohen me kontrollorë të huaj, konkretisht nga Turqia.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Por pse ndodh kjo gjë? Si mund të zëvendësohen 65 punëtorë shqiptarë brenda natës me punëtorë turq? Normalisht, kjo gjë ka qenë e planifikuar më parë. Ndoshta dhe kontrollorët shqiptarë e kanë kuptuar dhe kjo gjë i ka shtyrë më shumë që të dalin në protestë.

Pse qeveria shqiptare kërkon të marrë punëtorë nga Turqia? Mjafton të bësh një hulumtim dhe të kuptosh edhe arsyen. Një kontrollor ajror në Turqi, paguhet mesatarisht 1000 euro. Pra, 4-fish më pak se një kontrollor shqiptar. Duket se Balluku, e gjeti mënyrën për të ndërruar punëtorët pa dashur të dalë keq ajo, duke i detyruar punëtorët që të bllokojnë fluturimet për shkak të protestës.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku

Nuk është vetëm problemi te pagat, por dhe te trajnimi i kontrollorëve, që po ashtu është kosto shtesë për shtetin shqiptar. Pra, marrja e punëtorëve gati nga Turqia, jo vetëm që heq koston e trajnimit, por ul dhe ndjeshëm pagat. Por pse Turqia po i jep këta punëtorë për Shqipërinë? Pse Turqia ndihmoi Shqipërinë me ndërtimin e 500 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti?

Ndoshta po i bën “favor” Shqipërisë për të na “pushtuar” për së dyti. Ky pushtim ka nisur, qe me futjen e gjuhës turke nëpër shkolla, që me ndërtimin e xhamive, që me ndërtimin e spitalit në Fier. Madje, ka arritur puna deri aty sa nuk e kanë mohuar as Rama, e as Erdogan, që mund të ketë një xhami përballë kishës së Shna Ndoit në Laç. Ky po që është një pushtim i kohëve moderne…

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement