Protesta e Albcontrol, 9 kontrollorë përfundojnë në polici, mes tyre një grua. Ja kush janë (EMRAT)

Identifikohen  9  prej kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës, në lidhje me grevën siç e cilësoj Ministrja  pezullimin e punës në Albcontrol që çoi  në kolaps aeroportin e Rinasit.

Aktualisht në polici mbahen të shoqëruar 9 kontrollorë, ndërkohë që nuk dihet gjendja juridike e tyre.

Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Maska.al bën me dije se një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua me forca policie pas mesnatës nga hoteli ne Rinas ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement