Hit i garantuar! Don Xhoni publikon këngën e re që s’duhet ta humbisni!

Reperi i ri dhe mjaft i njohur, Don Xhoni është festoon sot ditëlindjen. Ai ka marrë urime të përzemërta nga fansat menjëherë sapo ka hyrë mesnata.

Xhoni ka lindur më 8 prill të vitit 2000 dhe sot ka mbushur 21 vjeç. Ai u ka dhuruar fansave një super këngë që me siguri do të kthehet shpejt në hit.

Projekti i titulluar “Maffia” është lancuar sonte. Ky është dhe projekti i parë muzikor i reperit për këtë vit.

Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Ndërkohë për tekstin është kujdesur vetë reperi, ndërkohë klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio.

Këto ditë, Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të sherrit virtual me anëtarët e grupit “OTR”, Noizy-n, Varrosin, etj.

Varrosi publikoi dy ditë më parë këngën e tij më të re “Flamma”, që hapur ishte një diss për gjithë reperët e rinj. Ai përmend sherret që ka pasur personalisht dhe grupi ku bën pjesë “OTR” me disa nga reperët si Big Kik, Don Phenom, Mato Lale, Fero etj. Përveç tyre në këngë ai përmend edhe Don Xhonin, duke e thumbuar për deklaratën e famshme se ka kryer marrëdhënie me profesoreshën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement