E mbani mend? Ja në cilin program televiziv e kemi parë Aristelën e ”Për’puthen”

Vajzat e emisionit “Përputhen” duket se janë të mësuar me botën e ekranit dhe nuk është hera e parë që shfaqen në televizion.

Shumë nga ato kanë qenë dhe më parë pjesë e projekteve të ndryshme, si Melisa, Sara, Ana dhe Tea.

Së fundmi është zbuluar se edhe Aristela ka qenë pjesë e televizionit.

Nëse jeni kuriozë të dini se në cilin program ka qenë konkurrentja, po ju tregojmë se ajo dikur ka qenë pjesë e ”Hostel by Anabel”.

Kujtojmë se para pak kohësh u bë e ditur se Tea ka qenë postiere në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Melisa ka qenë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”, por veç kësaj Melisën e kemi parë dhe në dy klipe muzikore. Ajo ka marrë pjesë në klipin e këngës “1 sekond”, nga Çartani edhe në klipin e Altin Sulkut me titull “Lujna” 3 vite më parë.

Anën e kemi parë në një klip muzikor. Bëhet fjalë për klipin e këngës “Lule pa erë” nga Irkenc Hyka, ku duket bjonde dhe mjaft ndryshe me këtë look të sajin.

Përsa i përket Sarës, ajo ka realizuar kohë më parë një këngë me reperin Don Phenom “Dirty Wine”. Sara tentoi të bënte edhe kënge të tjera, por duket se pa sukses.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement