“Cila ka qenë lidhja më e gjatë që ke pasur?”, Bearti habit me përgjigjen e tij

Ndarja e Teas dhe Beartit ka qenë një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit në mediat rozë. I pari që pranoi ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që ata të dy po i drejtonin njëri-tjetrit në rrjete sociale.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Më pas Tea zbuloi gjithçka për ndarjen përmes një interviste. Ajo ka treguar se arsyeja e ndarjes ishte xhelozia e tepruar dhe pasiguritë e Beartit. Tea tregoi se ai e  ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit, por pranoi se ka bërë gabim.

I menjëhershëm ishte më pas edhe reagimi i Beartit. Ai pranoi se ka qenë xheloz dhe i pasigurt për shkak të vetë gabimeve që ka bërë Tea gjatë lidhjes së tyre. Ai u shpreh se Teas i ka interesuar gjithmonë vëmendja e publikut dhe se nuk ka dashur të flasë për të mos e njollosur.

Ndërkohë së fundmi Bearti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij dhe ju ka kërkuar që të mos i bëjnë pyetje për histori të mbyllura, referuar marrëdhënies me Tean. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur se cila ka qenë lidhja më e gjatë që ka pasur dhe ai i ka habitur të gjithë me përgjigjen.

Kjo e fundit”, që do të thotë se çdo marrëdhënie e tij ka zgjatur vetëm pak muaj.

Ndërsa një fanse i ka kërkuar që të krijojnë një marrëdhënie bashkë, por përgjigja e Beartit ka qenë negative.

90% e pyetjeve janë kështu. Jo s’jam duke menduar për asnjë lloj lidhje për momentin”, është shprehur ai, duke lënë të kuptohet se aktualisht po përpiqet të “shërojë plagët” dhe të harrojë të shkuarën me Tean.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement