Tea tha të vërtetën e saj për lidhjen me Melisën, Andi kundërpërgjigjet ashpër

Pasi Tea hodhi dyshime mbi lidhjen e tij me Melisën, Andi i kundërpërgjigjet ashpër

Para pak ditësh Tea premtoi se do të zbulonte gjithçka për ndarjen nga Bearti në aplikacionin e ri të “Për’puthen”. Kjo intervistë është publikuar dhe Tea ka zbuluar gjithçka duke nisur nga arsyet e ndarjes me Beartin e deri tek lidhja e fshehtë e Andit me një vajzë, që të gjithëve na shkon mendja vetëm tek Melisa.

Ndërsa sa i përket lidhjes fallco me Andin, ajo ka konfirmuar se ka qenë e gjitha një lojë dhe ka kërkuar falje për këtë gjë. Tea është shprehur e zhgënjyer për mënyrën se si reagoi Andi pas skandalit, duke u tërhequr dhe ja lënë asaj peshën e fajit.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ndërkohë që ishte në lidhje me Beartin, edhe Andi ishte në marrëdhënie me një vajzë tjetër. Tea nuk e ka thënë emrin e vajzës, por dyshimet janë të forta për Melisën. Në atë kohë, për të cilën Tea ka folur, Andi është folur vetëm për lidhje me Melisën.

Pas kësaj deklarate, kjo e fundit ka reaguar me një postim në InstaStory, ku ka shpërndarë një shprehje e cila shkruan:

“Zemra ime është shumë e lodhur”.

Mesa duket, Melisa është lodhur me shpjegime dhe së fundmi ka mbyllur dhe llogarinë e saj në “Instagram”.

Ndërkohë, para pak minutash, Andi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Teas, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të japë edhe ai versonin e tij.

“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…

Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh.

Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim…

Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, ka shkruar Andi dhe të gjithë jemi sy e veshë mbi atë që ai do të rrëfejë për të kuptuar më mirë se çfarë fshihet pas gjithë kësaj historie.

Ai dhe Melisa janë përfolur gjithmonë për një histori dashurie mes tyre, por ata të dy nuk e kanë pranuar kurrë këtë gjë. Ka pasur shpesh foto dhe fakte të tjera, që kanë ngritur aludimet për një lidhje mes dyshes. Edhe pas daljes nga programi ata kanë qenë vazhdimisht vetëm me njëri-tjetrin, por Andi dhe Melisa janë shprehur se janë thjesht miq me njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement