Si u bën miliarder familja Kardashian falë fotove fallco

Një artikull i gazetarit të njohur britanik Piers Morgan zbulon se sa i shokuar është nga rritja marramendëse e pasurisë së familjes Kardashian duke postuar foto false.

“Nuk e mendoja se do kishte diçka tjetër që do të më shokonte nga familja Kardashian. Madje as kur zbulova që Kim Kardashian kishte ndjekur motrën e saj Kylie Jenner në futjen në listën e miliarderëve të revistës Forbes. Por e kisha gabim. Foto e Khloe Kardashian me rrobebanjo ngjyrë leopard që është bërë virale javën e kaluar më la pa fjalë.

Sepse është reale. Pa filtra, pa make-up, kjo është foto reale se si duket një nga femrat e familjes Kardashian. Në krahasim me fotot plot glamur, ngjyra, forma shpërthyese që ajo reklamon në Instagram, kjo nuk ka lidhje aspak me to. Fotografia është tmerruese.

Me këto foto të përpunuara ajo ka arritur deri në 136 milionë ndjekës në rrjetet sociale, dhe me ato nxjerr miliona dollarë,” shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement