Rama kërcënon sërish: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kërcënimet për kontrollorët e Albcontrol të cilët që nga mëngjesi i sotëm kanë braktisur punën dhe për pasojë në aeroportin e Rinasit janë anuluar fluturimet. Në një status në Twitter, Rama u ka bërë apel kontrollorëve që të ndahen nga organizatorët.

Kreu i qeverisë shton më tej se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”- shkruan Rama.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement