“Po të kursej në respekt të mamit”, Blerimi i kthehet kundër Antonelës dhe hedh akuza të forta për të

Përballja prej 4 minutash mes Atdheut dhe Antonelës nuk u prit shumë mirë nga djemtë e tjerë, që kishin shfaqur interes ndaj kësaj të fundit. Për më tepër Atdheu dhe Antonela u shfaqën të dy bashkë në Sarandë pas këtij takimi. Ata nuk publikuan foto me njëri-tjetrin, por imazhet e postuara ngritën menjëherë dyshime.

Në lidhje me këtë çështje, sot Blerimi ju kthye kundër Antonelës në emision. Ai i kërkoi shpjegime për takimin 4 minutash dhe më pas udhëtimin drejt Sarandës me Atdheun. Madje Blerimi ngriti aludime se Atdheu dhe Antonela janë takuar më herët në lokal për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo në studio. Antonela nuk e pranoi këtë gjë dhe u shpreh se ka qenë në Sarandë me familjen për disa punë personale.

“Unë isha me familjen time në Sarandë dhe ti nuk mund të më kërkosh mua llogari se nuk jam gruaja jote. Kam shkuar për punët e mia në Sarandë”, tha Antonela.

Ndërsa Blerimi u shpreh se nëse do të ishte për të nuk do të kursehej me akuzat, por nuk flet për shkak të respektit që ka për nënën e saj.

“Sinqerisht po të kursej në respekt të mamit tënd. Unë jam e sigurt se ajo është shumë kundër këtyre gjërave që po bën ti këtu”, tha Blerimi.

Ai edhe e ironizoi Antonelën, duke u shprehur se dëshiron një takim 4 minutash me Shqipen, sepse ka simpati ndaj saj. Gjatë debatit ndërhyri edhe Riniani, i cili tha se takimi mes Antonelës dhe Atdheut nuk ishte fare sqarues, sepse kishte vetëm flirt e theksoi sërish se ka hequr përfundimisht dorë prej saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu