Miliona lekë për lule, kafe, kufje të reja dhe lyerje fasadash! Albcontrol nuk është aspak në krizë siç deklaroi Balluku

Kompania Albcontroll e cila sipas ministres Belinda Balluku është futur në një krizë të thellë dhe nuk ka pasur mundësi të investojë këtë periudhë për kushte më të mira pune për punonjësit, nuk rezutlon të jetë aspak në këtë gjendje. Rezulton se në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, Albcontroll ka bërë tendera për lule sezonale, pastrim zyrash, lyerje fasade, kufje të reja, kapsula kafesh, që në një periudhë pandemie dhe jo vetëm, konsiderohen shpenzime luksi.

Një kompani që nuk ka mundësi të likuidojë punonjësit e saj, vetëm në janar të këtij viti ka bërë një tender prej 1 milionë lekësh për lule sezonale. Tenderi i shërbimit të pastrimit të ambienteve të Albcontroll, me një fond limit prej më shumë se 129 milionë lekësh, i cili është hapur jo më larg se në muajin janari të këtij viti.

Tre tendera me objektin Kafe kapsulë për ekspres zyre në vlerën e 2.8 milionë lekë është; Berja upgrade si dhe blerje HD per sistemin sadis; dy tendera me objektin ‘Blerje e kufjeve te reja per ATCO’, janë vetëm disa nga dhjetëra tenderat e hapur nga kjo kompani.

Sot, Balluku për protestën e nisur ua vuri fajin punonjësvetë cilëve u ‘qau dhe hallin kur tha se paguhen me 2 mijë e 490 dollarë në muaj në një pandemie kur nuk ka pas punë. Sipas Ballukut, këtyre punonjësve u ka rënë standarti i jetesës, por kjo gjë nuk mund të bëhet në një çast jetik për vendin, siç është edhe periudha kur në Shqipëri pritet të vijnë vaksinat.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg. Në letrën e nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement