Masat anti covid/ Komiteti Teknik merr vendimin

Komiteti Teknik ka marrë vendimin për masat anti Covid.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se masat do të qëndrojnë në fuqi ato që janë pa asnjë ndryshim.

“Mendojmë që masat e propozuara nga komiteti kanë qene masa efikase dhe ky rezultat vjen si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët.

Një nga arritjet më të mëdha ka qene fushata e vaksinimit masiv.

Shqipëria në 10 ditëshin e fundit, ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit, duke ia kaluar jo vetëm Italisë dhe Greqisë por edhe Serbisë që mbante vendin e parë.

Megjithatë , pavarsisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku dihet të jemi.

Masat do vazhdojnë të jenë si kanë qenë më parë. Mbetetet në fuqi ora policore 20:00-6:00 për qarkullimin.

Baret e resoratet punojnë deri në orën 20. Mësimi vijon online. Fluturimet me Britaninë do jenë të pezulluara”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu