Lot dhe deklarata të forta, Ledjana dhe Mevlani i befasojnë të gjithë me takimin e tyre

Ledjana dhe Mevlani që tashmë janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”, sot kanë pasur takimin e radhës. Mirëpo ndërkohë që të gjithë prisnin më shumë romanticitet dhe afrimitet mes tyre, takimi nisi shumë keq. Ndërkohë që Mevlani po përpiqej të afrohej, Ledjana shpërtheu në lot dhe kjo gjë i habiti të gjithë.

Ledjana tha se ndjehej keq, për shkak se Mevlani tallet me të, ndërkohë që ky i fundit kërkoi të fikeshin kamerat për shkak të situatës së rënduar.

“Arritëm shpirt, tek vendi i ngjarjes. Fikni njëherë kamerat, se ndoshta s’do me dal në takim, mos të humbim kohë kot. Na thuaj ta dimë”, u shpreh Mevlani.

Kjo gjë u diskutua edhe në studio dhe Ledjana tha se ndjehet keq sepse Mevlani nuk ka siguri ndaj saj. Megjithatë gjërat mes tyre u përmirësuan dhe takimi u mbyll më së miri. Pasi shkëmbyen disa puthje me njëri-tjetrin, Ledjana i kërkoi Mevlanit që të mos largohet kurrë prej saj dhe ai i pëshpëriti në vesh “Të premtoj”. Gjithashtu ai bëri deklaratën e fortë duke thënë se ka rënë në dashuri me Ledjanën, ndërsa kjo e fundit u shpreh se është ende në fazat e pëlqimit për Mevlanin.

Ledjana konfirmoi edhe një herë në studio se asaj nuk i pëlqen shumë intimiteti para kamerave, sepse as familja e saj nuk e pret mirë këtë gjë. Ajo tregoi se janë takuar disa herë me Mevlanin jashtë studios dhe kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin kur kanë qenë në privatësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu