21 vjeçari humb kontrollin e mjetit/ Përplas makinat e parkuara, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e “Kavajës”.

Një automjet me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja të cilët ndodhën në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu